Sulmohet gazetarja Ulpiana Emra gjatë raportimit në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës
Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Trepçës dhe Pejës është sulmuar gazetarja e ArtMotion, Ulpiana Emra.
Kështu kanë bërë të ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë njoftuar se zonja Emra është sulmuar nga tifozët deri sa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll.
E njëjta është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup.
AGK-ja e ka dënuar këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojnë sulmesin/it.
Njoftimi i plotë:
Sulmohet në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës gazetarja, Ulpiana Emra
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra.
Emra është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës.
Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit.