Sulmohet gazetari në Veri, protestuesit e tërbuar ia shqyejnë bluzën
Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan.
Sipas disa pamjeve të dërguara në AGK, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në njoftim thuhet se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.
“Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje. AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.”