Stupca, grushte e shkelma- Del video e rrahjes së mërgimtarit në Istog
Një bashkatdhetar është rrahur brutalisht këtë javë me shkelma e grushte në komunën e Istogut.
Dhuna është ushtruar nga katër vëllezërit Visoqi emrat e të cilëve Insajderi i publikoi ekskluzivisht.
Albert, Arben, Egzon dhe Nderim Visoqi e kishin përcjellur mërgimtarin derisa në një moment ai ishte ndalur me veturë pranë një lokali.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihet se viktima po shoqërohej nga një familjare e tij. Përderisa i njëjti po hipte në veturë, vëllezrit Visoqi i dalin në pritë dhe e sulmojnë.
Ekskluzive | Sulmuan brutalisht mërgimtarin, këta janë katër vëllezërit e arrestuar në Istog
Këta të fundit janë arrestuar nga policia e Kosovës.
Gazeta merr vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.
Për më shumë shikoni pamjet: