S’po sheh boksieri serb, i mbyllet syri nga grushtet e shqiptarit Bernardin Jakaj
Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mbrëmë e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë, shkruan Lajmi.net
Boksieri nga Serbia përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto ku shihet syri i tij i mbyllur prej goditjeve që mori nga boksieri shqiptar.
Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.