Kryesore

Sot pritet të votohet propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ky votim ishte paraparё tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatës nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.

Sipas tekstit tё cilin do ta votojnë ambasadorët, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё këtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje, raporton RTK.

Gjithashtu, nga vendi do të kërkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.

Njёkohёsisht, presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.

Ndryshe, nё rast se sistemi ETIAS bёhet funksional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nëntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn.