Kryesore

Sot pritet të votohet për liberalizimin e vizave

Sot, më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për liberalizimin e vizave të kosovarëve.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.

Se kështu do të ndodhë e thotë edhe faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, aty ku ka publikuar agjendën për datat 17-20 prill

Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi