Sot iu dha lamtumira e fundit 10-vjeçarit nga Peja, vdiq tragjikisht pasi u rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 2 prillit në familjen Sadikaj nga fshati Treboviq i Pejës ku një fëmijë humbi jetën aksidentalisht, duke rënë nga ballkoni i shtëpisë.
Lajmin për vdekjen e Leonis Sadikaj e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit të cilët kanë dhënë njoftimin mortor.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të 10-vjeçarit është bërë sot në orën 14:00.
Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për këtë rast ku sipas informavcioneve, i mituri kishte rënë nga kati i parë i shtëpisë së një të afërmi në fshatin Treboviq.
Sipas informacioneve fëmija ishte dërguar pa shenja jete në spital, pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi aksidental.