Sot i jepet lamtumira e fundit 4-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në kanalin e Ibër Lepencit
Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në varrezat e fshatit Akrashticë të Vushtrrisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit Ylli Mehana, i cili humbi jetën tragjikisht pasi ra në kanalin e Ibër Lepencit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit mortor, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00.
Trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur dje pas disa orësh kërkime.