Lajme

Sot çadrën me vete: Përkeqësim i motit, priten edhe të reshura bore

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me reshje shiu në orët e mëngjesit, e që në mbrëmje me rënie të temperaturave, priten edhe reshje bore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat maksimale deri në mbrëmje do zbresin në 1 e 2 gradë Celsius.

Po ashtu reshjet e borës do të vazhdojnë në disa vende edhe gjatë mëngjesit të së enjtes.

Në fundjavë pritet mot i kthjellët me diell me më butë, por që mëngjeset mbesin të ftohta me temperature minimale deri në -3 gradë Celsius.