Lajme

Sondazhi në Facebook: Befason PDK’ja, po del e para – pas tyre LVV’ja, LDK’ja te 18 përqindëshi, AAK’ja nën 5%

Mbi 660 ndjekës të gazetës online Reporteri.net deri në këto momente kanë votuar në sondazhin online i hapur në faqen e mediumit në Facebook, me pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”.

Në dy orët e para të këtij sondazhi, rezultati është befasues. Partia Demokratike e Kosovës po udhëheqë në këtë sondazh.

Nga 661 votuesit në sondazh, 263 prej tyre kanë votuar për PDK’në e Memli Krasniqit (39%) duke u radhitur para LVV’së së Kryeministrit Albin Kurti e cila aktualisht numëron 246 vota (38%).

Pas tyre, radhitet LDK-ja e Lumir Abdixhikut, me vetëm 117 vota (18%) të ndjekësve të gazetës online Reporteri.net, në facebook. E fundit renditet AAK’ja e Ramush Haradinajt e cila paraqitet me rezultat 4%.

Sondazhi po vazhdon. Rezultatet po ndryshojnë shpejtë, dhe ne, gjatë 24 orëve të ardhshme, do t’ju mbajmë të përditësuar me rezultatet e sondazhit online.

VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia dhe kredibiliteti i tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.