“S’më bëri drekën”, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që vrau kunatën
Është zbardhur një pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas në Elbasan, 44-vjeçaren Alma Qevani.
Tashi ka deklaruar për policinë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij, raporton abcnews.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur. Për mediat, fqinjët e 44 vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.