Lajme

Skenderaj/ Së shpejti pritet të bëhet ndarja e banesave për familjet e dëshmorëve

Në Skenderaj është bërë edhe një hap më afër ndarjes së banesave për familjet e dëshmorëve, shkruan portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur nga faqës zyrtare e Komunës së Skenderajt, sot kanë filluar procedurat e themelimit të komisionit për ndarjen e banesave për familjet e kësaj kategorie.

Me votimin në komitetin për politika dhe financa të propozimit për formimin e këtij komisioni, sipas mediumit aktuale, komisioni do të këtë përbërje prej 5 anëtarëve; 1 nga Drejtoria e Shëndetësisë, 1 nga shoqëria civile (shoqatat e dala nga lufta) dhe 3 anëtarë nga Kuvendi Komunal.