Skandal: Gjendet mi i ngordhur në produktet e “Apetit Group”, fillon inspektimi i fabrikës së mishit të kësaj kompanie, bllokohet një sasi e suxhukut
Në produktet e mishit të kompanisë “Apetit Group”, saktësisht në suxhukun që prodhohet në fabrikat e mishit të kësaj kompanie, është gjetur një “mi i ngordhur”.
Rastin fillimisht e ka raportuar një qytetar në policinë e Kosovës, i cili ka treguar se në paketimin e suxhukut nga “Apetit”, të blerë në një market të kompanisë Inter Ex (Proex SHPK) në Vushtrri, ka gjetur një mi të ngordhur.
Policia më pas ka njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë me datën 25 gusht.
Në përgjigjen që Albanian Post ka pranuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë konstatuar se në produktin që kanë inspektuar, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për paketim të kompanisë “Apetit”.
“Është vërejtur qartë se produkti është prodhuar nga subjektit operatori ekonomik Apetit. Në një pjesë të ndarë të produktit në pamje vizuale është konstatuar se është një mi i ngordhur. Ekipi inspektues menjëherë me prezencën e policisë ka nisur ndërmarrjen e veprimeve për gjurmim të rastit”, thuhet në përgjigjen e AUV-ut për Albanian Post.
Bëhet fjalë për të njëjtën kompani që ka tenderë nga institucionet e Kosovës për të furnizuar me produkte të mishit Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të gjitha spitalet e Kosovës, të gjitha Qendrat e Shëndetit Mendor, Qendrën Studentore të Kosovës, burgjet e Kosovës dhe shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës.
Në përgjigjen e AUV-it për AP-në është njoftuar gjithashtu se “inspektorët në ekip të përbashkët me policinë kanë ushtruar kontroll të menjëhershme tek marketi, Proex SHPK (Interex) Vushtrri”.
“Ne ekspozim ne shitje është gjetur një sasi prej 25.14 kg suxhuk i përpunuar dhe paketuar nga subjekti Apetit me nr. lloti 216-1/254; dt. paketimi 09.08.2024 dhe skadence 23.09.2024”, tregojnë nga AUV.
E njëjta sasi, siç sqarojnë nga Agjencia e Ushqimit “menjëherë është larguar nga shitja”.
Po ashtu, “në kontroll të depos se marketit është gjetur një sasi tjetër prej 280 kilogramëve. E cila ka qenë në depo të ruajtjes, me nr. lloti 233-1/24, dt. paketimi 21.08.2024 dhe skadimi 05.10.2024. Të njëjtat janë ndaluar për ekspozim dhe shitje deri ne kryerjen e gjurmimit të plotë ne lidhje me rastin”.
Njoftohet se “nga subjekti Proex SHPK janë mbledhur si dëshmi të dhënat nga faturat e furnizimit me ketë produkt nga fabrika e përpunimit të mishit Apetit. Gjate periudhës nga data 16.08.2024 deri 25.08.2024 janë furnizuar dy here me ketë produkt ne sasi totale 250 kilogramëve”.
Siç kanë treguar për Albanian Post nga AUV-i, të nesërmen, me datën 26 gusht të këtij viti, e hëne, “Inspektorati Veterinar i AUV-së ka ushtruar kontroll të detajuar në Fabrikës e përpunimit të mishit, ne lidhje me gjetjen e dëshmive apo fakteve të cilat mund të japin argumente për të vërtetuar apo mbështetur dyshimin e ngritur”.
“Në kontroll fokusi qendrorë ka qen kontrolli i higjienës dhe masave mbrojtëse të vetë kontrollit nga operatori ekonomik ne lidhje me parandalimin e kontaminimit te produkteve sidomos me agjent fizik”, sqaron përgjigja e AUV.
AUV-i ka bërë të ditur edhe se ka kërkuar “që dy lotët e produktit suxhuk të gjetura në marketin ku pretendon se ka blerë konsumatorja. Të tërhiqen nga tregu deri ne marrjen e vendimit përfundimtar pas hulumtimit të plotë”.
Gjithashtu, “janë marr edhe 12 mostra për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike, për konstatimit të gjendjes se sigurisë se produktit