Lajme

Si pritet të jetë moti sot dhe ditët në vijim në Kosovë?

Moti këtë fillim jave në Kosovë parashikohet të jetë i ndryshueshëm me vranësira, reshje shiu dhe diell.

Moti sot pritet të mbajë kryesisht i vranët, me reshje shiu, të shoqëruar edhe me bubullima. Në vise malore priten reshje bore.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, mundësi për riga lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu gjatë orëve të pasdites.