Lajme

Si ndodhi sulmi seksual në Podujevë, policia: Lokalizuam viktimën në shtëpinë e të dyshuarit

Një sulm seksual dyshohet se ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00 në Podujevë.

Policia njoftoi se një grua ka raportuar se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur.

Ndaj këtij rasti, njësitet e hetuesisë u tha se e kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit kosovar.

“Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.