Si erdhi deri tek aksidenti në tunelin e Kalimashit ku humbën jetën dy kosovar (Video)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë mbrëmë. Një kamion cisternë është përplasur me dy vetura në tunelit të Kalimashit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona banorë nga Kosova.
Të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë që po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në aksident u përfshinë një Mercedes Benz me drejtues një person nga Tropoja, në të cilin ndodheshin 3 pasagjerë nga Kosova, dhe një kamion cisternë me drejtues një shtetas po nga Kosova.
Qarkullimi për vetura u bllokua për më shumë se një orë në njërën korsi të rrugës së kombit për shkak të aksidentit.
“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.