Shtrenjtohet çmimi i drunjëve deri në 100€ për metër
Çmimi i drunjëve në vend është rritur dyfish për dallim nga viti i kaluar që ishte përgjysmë më lirë.
Aktualisht një meter dru kushton 100 euro
Vështirësit më të mëdha bien tek qytetarët e sidomos tek personat me ndihmë sociale dhe pensionistët, madje këta të fundit po e mendojnë si mundësi edhe ngrohjen me energji elektrike.
Ndërkaq njohësitë e fushës thonë që është rezultat i mungesës së fuqisë punëtore si dhe rezultati i inflacionit, raporton ATV