Lajme

Shtesat e Qeverisë mollë sherri mes çiftit në Vushtrri, burri kapet me gruan pasi s’ia dha krejt paratë

Të martën janë ekzekutuar shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeç, mjete këto që Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndajë në fillim të këtij muaji. 100 eurot e ndara për secilin fëmijë janë bërë mollë sherri i një konflikti mes një çifti në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në një familje në rrugën “2 Maji”, ku Policia intervenoi pasditen e së enjtes pas denoncimit të një gruaje, e cila kërkoi ndihmën e Policisë.

Në bazë të informacioneve të para, burri dyshohet se është kapur me bashkëshorten e tij, për shkak të një debati që kanë pasur për shtesat e fëmijëve, pasi e njëjta nuk ia ka dhënë të gjitha paratë atij.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj burrit të dyshuar, është iniciuar rasti nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.