Lajme

Shpërthimi në Ujman, forca të shtuara të Policisë zbarkojnë në zonë

Pak më herët ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se ka qenë një granatë dore, ku janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëvendëskomnadanti Veton Elshani ka deklaruar se ka ndodh një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku janë dëmtuar dy vetura.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar, mjeti shpërthyes është hedhur të vendi ku po punohet”, theksoi Elshani duke shtuar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rastit.

Menjëherë pas rastit, forca të shtuara të Policisë kanë zbarkuar në Ujman, derisa hetuesit po merren me zbardhjen e rastit.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy vetura.


Siç dihet në ditët e fundit kanë qarkulluar shumë pamje nga Ujmani ku qytetarët pas temperaturave të larta në vend po e shfrytëzojnë liqenin edhe për t’u freskuar.