Lajme

Șhpërthimi në Ibër-Lepenc, në ķëto komuna do të ķetë reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë reduktime të ujit në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Ndërprerja do të ndodhë pas gjendjes së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit,

“Të nderuar konsumatorë! Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00”, thuhet në njoftim.