Lajme

Shpërthim pranë komunës në Zveçan, shpëton mrekullisht gazetari i ATV-së që ndodhej shumë afër

Një mjet ka shpërthyer afër komunës së Zveçanit rreth orës 19:15. Aty pran gjendej gazetari i ATV-së, Arian Hajdaraj, i cili po priste që të inkuadrohej drejtpërdrejt në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV.

Fatmirësisht, gazetari Hajdaraj nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe ka vazhduar raportim nga po i njëjti vend. Pamjet nga momenti i shpërthimit janë kapur nga kamera e ATV-së