Shpërblehet djaloshi që ndihmoi familjen gjatë vërshimeve në Skenderaj (VIDEO)
Donart Murati nga Tushili i Skenderajt bëri bujë në rrjete sociale kur u pa duke tentuar që me lopatën e tij të pastrojë hallakamën që lanë vërshimet nga reshjet e shiut kohë më parë.
Për ketë gjest, vogëlushi u ftua edhe nga kryetari i komunës, Fadil Nura, i cili i dha si shpërblim një mirënjohje, fotografi dhe 1 mijë euro.
Sipas kryetarit Nura, 4 vjeçari u bë frymëzim për të gjitha ekipet dhe qytetarët që ishin duke kaluar në atë gjendje.
Skenderaj është njëra nga komunat që u godit më së shumti nga vërshimet e një muaji më parë