Lajme

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj

Krejt kjo shkaku i situatës së rënduar pas reshjeve të shiut, raporton teve1.info

Nura po ashtu njoftoi se gjendja në disa fshatra të Skenderajt është jo e mirë.

“Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë”, ka shkruar Nura.

Nura po ashtu ka bërë të ditur se ka formuar Shtabin Emergjent i cili tashmë ndodhet në teren.

“Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut”, ka shkruar Nura.

 

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut, kanë shkaktuar vërshime të lumenjve në shumë komuna të Kosovës./teve1.info