KryesoreLajme

“Shoqja e humbur në Suedi”, sekreti që mund të ketë shkaktuar vrasjen e Liridonës!

Tre muaj pas vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë, janë dhënë një sërë dëshmish nga bashkëshorti i saj, persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe familjarë. Sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, publikimi i deklaratave në polici është në bërë në mënyrë të qëllimshme për të humbur gjurmët nga zhdukja e një vajze në Ferizaj, e cila mendohet të jetë shoqja e Liridonës.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, eksperti tha se veç zhdukjes së shoqes së Liridonës, mund të bëhet fjalë për një aktivitet të paligjshëm në Suedi, për të cilin e ndjera kishte informacion.

“Nuk ishte e nevojshme të publikoheshin deklaratat e para. Publikimi mund të jetë për të çorientuar pistat reale të hetimit. Unë kam thënë se jeta e të ndjerës është marrë për shkak të sekreteve që ka pasur. Ishte një mikeshë e saj nga Ferizaj, fati i saj ende nuk dihet. Ndërlidhet me marrëdhëniet që kanë pasur, e zhdukura në Suedi ishte mikeshë e Liridonës. Dyshimet e mia personale, kemi të bëjmë me një organizim vrasje nga persona që nuk janë të ndaluar, për shkak të informacioneve që kishte e ndjera. Prandaj i dyshuari kryesor ka gjetur mënyrën më të mirë duke thënë se ishte i pranishëm gjatë vrasjes. Vrasja ka të bëjë me info që posedonte e ndjera për aktivitete të kundërligjshme në Suedi. Babi i Naim Murselit së pari ka deklaruar, Liridona mund të kishte pasur sekretë që i kanë kushtuar jetën. Mbase për një shmangie tatimore në shtetin e Suedisë me vlerën e 30 mln eurove, të cilët nuk janë të arrestuar”, tha eksperti