Lajme

Shoferit nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, po vazhdojnë që të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës së tyre si dhe të personave të tjerë në trafik, raporton Sinjali.

Së fundmi, një sinjalizues ka dërguar pamje ku shihet se një veturë ka tejkaluar në vijë të plotë. Sipas sinjalizuesit, shkelja e rregullave të trafikut ka ndodhur në Prizren, konkretisht në fshatin Landovicë.