Lajme

“Shkova në veri komod, pa asnjë polic”, Bulliqin e kapin në flagrancë duke gënjyer

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në një paraqitje televizive është lavdëruar për punën e qeverisë në veri, teksa tha se në veri ka shkuar pa asnjë polic.

“Për herë të parë arrita me shku në veri të vendit pa asnjë polic, shumë qetë, komod, mos me u tut që po ma mshon dikush“, tha ai.

Por, kryetari si duket u kap duke gënjyer, Besim Latifi , sekretar i Degës së LDK-së në Podujevë në LDK – Podujevë, ka publikuar një video ku shihet që gjatë kësaj vizite ishin shoqëruar nga forca policore.

Latifi përmes një postimi në “Facebook” e ka quajtur mashtrues Bulliqin.

“Kjo e shpërfaq të vërtetën për vizitën e tij, për mashtrimet e gënjeshtrat që provojnë t’i shesin si të arritura të jashtëzakonshme.Ky është veç një mashtrues! Kështu i mashtroi qytetarët llapjanë, kështu mashtron gjithë vendin“, shkroi ai.