Lajme

Shkoi për ta hequr dhëmbin dhe vdiq pasi iu komplikua gjendja, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi në Malishevë. Aty një grua humbi jetën pasi shkoi për ta hequr dhëmbin, dhe më pas iu komplikua gjendja.

Për rastin në fjalë, janë arrestuar dy persona.

Njoftimi:

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.