Lajme

Shkoi për jetë më të mirë, polici zhgënjehet me pagën në Gjermani

Një mërgimtar ka shkruar në Facebook për përvojën e një polici që ishte larguar nga Kosova në Gjermani me vizë pune.

Agim Dreshaj ka thënë se polici, të cilin thotë se e ka shok, i është ankuar për rrogën që e merr tash në Gjermani.

Ai tha se rrogën e kishte 2 mijë e 460 euro, meqë paguhej 14 euro për një orë, mirëpo shtoi se atij në bankë i kanë dalë 1 mijë e 491 euro.

“E takova një shokë nga Kosova ne qytet . E njof privatisht dhe ka disa muaj qe ka ardhur ne Gjermani me vizë pune . Ky shoki ne Kosovë ka punu ne policinë e Kosovës edhe filloj me u anku per rrogën qe e merr ktu ne Gjermani. Kishte punuar 176 orë ne muj, orën e kishte 14 euro edhe ja kishin mbledhë totalin 2460 brutto , ne bankë i kishin dale 1491 euro netto”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Ai ka treguar edhe sa janë shpenzimet e tij duke thënë se ish policit i kishin mbetur 50 euro në xhep.

“Banesen e paguan dikun 600 euro ne muaj , rryma 90 euro, telefoni nja 40 euro oro mobilin ,nja 30 internetin, nje poqet duhan 8 euro ne dite i bjen dikun 300 euro ne muj plus çka han e pin i kishte edhe 50 euro ne xhep plus tha spo gjejë kerkund ktu me hanger ne pauzë. Masi u përshëndetëm…..ev bre skam besu qe eshte kshtu se kurr sisha ardhe. Ja fakti i gjalle me fakte kjo ishte rroga e tijë”, ka shkruar Dreshaj.