Lajme

Shiu “bllokon” Prishtinën, qytetarët mbesin të ngujuar në trafik për orë të tëra (FOTO)

Reshje të dendura në disa pjesë të Kosovës kanë mbizotëruar të enjten pasdite.

Si pasojë, në komunën e Prishtinës pati edhe vërshime.

E, këto vërshimet kanë ndikuar që komunikacioni në kryeqytet të bllokohet tërësisht. Sipas pamjeve, shihet një turmë e madhe veturash që kanë krijuar kolona të gjata.

Ndërkaq, qarkullimi është tejet i vogël, gati gati i pamundur.