Lajme

Sherr në Skenderaj, furrtarët ia thyejnë xhamat e lokalit të furrës më të re në lagje

Konkurrenca i ka futur në sherr pronarin e një furre në Skenderaj, bashkë me djalin e tij.

Ata po dyshohen se kanë thyer xhamat e lokalit të një furre të re që është hapur në lagjen ku ndodhet edhe furra e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari I.Zeneli dhe djali i tij N.Zeneli, janë arrestuar pasi po dyshohen për incidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Laldrovci”.

Sipas informacioneve të para, ata dyshohen se me shkop druri ia kanë thyer xhamat e lokalit tjetër, e po ashtu ia kanë dëmtuar edhe automjetin.

I dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar.