ShowBiz

Shembulli i VIP-ave: Pije, take, rroba, këpucë e gjithçka tjetër te vendi ku vendosin kokën për gjumë

Është njëra nga shtëpitë më të mëdha në Kosovë. Hapësira që ajo posedon të ofron komoditetin që t’i vendosësh të gjitha gjërat në vendin e vet, e aq më pak rrobat e këpucët.

Por, kjo hapësirë gjigande e Big Brother VIP Kosova nuk po shfrytëzohet nga “njerëzit e rëndësishëm” që janë bërë pjesë e edicionit të dytë të këtij spektakli.

Një pamje tmerruese, pavarësisht vërejtjes nga moderatori i këtij formati ‘prime-n” e kaluar, i cili iu tha se një neglizhencë e tillë e pastërtisë nuk është e hijshme për ta, vjen sërish sot.

Në dhomën e gjumit, dhomë kjo e cila pastërtia e saj duhet të jetë e një tjetri nivel, janë kapur pamje aspak të këndshme.

Këpucë te vendi ku e vendosin kokën për gjumë, pije shumëkund nëpër dyshekët e vendosur, rroba mbi shtretër, pothuajse asnjë shtrat i rregulluar, e shumëçka tjetër që nuk duhet të jetë shembull nga VIP-at.