Lajme

Shembulli i shefit të sigurimit të “Unitetit”, shkoi bashkë me punëtorët në pikën kufitare në Bërnjak edhe përkundër barrikadave

Pas tensionimit të situatës në veri ty vendit KRM “Uniteti” ka arritur marrëveshje për kryerjen e shërbimit të menaxhimit të mbeturinave me Policinë e Kosovës në pikat statike dhe kufitare të tyre në Zubin Potok dhe Leposaviq.

KRM “Uniteti” në muajin e kaluar ka kryer shërbimin në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak dhe pikat tjera statike të policisë.

Pas vendosjes së barrikadave në veri KRM “Uniteti” për shkaqe operative teknike po arrin të kryej këtë shërbim vetëm në Bërnjak të Zubin Potokut.

Në këtë foto të publikuar nga Shefi i sigurimit të “Uniteti”, Sami Pllana, shihet ai në Bërnjak, ku i ka shoqëruar dje punëtorët e operativës të “Unitetit”, duke treguar shembull se si duhet kujdesur për kolegët edhe në situatë të tensionuara të sigurisë, ku në prapavijë të tij shihet kamioni i KRM “Uniteti”.