Shembull i vushtrriasit: Vë në dispozicion të Policisë falas eskavatorin e tij për heqjen e barrikadave në veri
Sot janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicë nga grupe të ndryshme të serbëve.
Rreth kësaj ka reaguar një qytetar nga Vushtrria, Ilir Krasniqi i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar falas eskavatorin e tij për heqjen e barikadave në veri.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar MPB-në për ofrimin e eskavator falas për heqjen e barikadave në veri.
Postimi i plotë:
Njoftim pë MPB
Ju lutem Minister Sveqla unë Ilir Krasniqi e ofroj kete eskavator falas per heqjen e barikadave ne Veri !
Mundeni Kur të deshironi ta transportoni,
Lokacioni : Fshati Zhilivede Komuna Vushtrri
Rruga : Ahmet Krasniqi