Shembull i mirë: Biznesmeni Burim Piraj mban premtimin, shpërblen me 1 mijë euro punëtorin që i lindi fëmijë
Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, ka mbajtur premtimin e dhënë para disa muajsh se do të shpërblejë me 1 mijë euro çdo punëtor të kompanisë së tij që bëhet prind, raporton Gazeta Online Veriu info.
Piraj ka njoftuar se njëri nga punëtorët e tij është bërë prind dhe ka marrë si shpërblim shumën e premtuar.
Postimi i plotë i Pirajt:
Me kënaqësinë më të madhe ia urojmë lindjen e djalit komercialistit tonë Rinor Abazi i dëshirojmë shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur të birit të tij.
Njëherë Rinori u bë i punësuari i parë në MEKA Halal Food që iu nda subvencioni i premtuar prej 1000 EURO-ve për lindje!
Shpresojmë të kemi shumë më shumë në të ardhmen këso lajme të bukura!