Lajme

Shehu që u arrestua sot për posedim të drogës, dikur lahej ‘nudo’ në Big Brother

Këngëtari, Valon Shehu, sot është arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të kokainës.

Shehu, pos si këngëtarë njihet edhe si ish-banorë i Big Brother VIP Albania 1.

Pjesëmarrja e tij në këtë spektakël ishte komentuar mjaftë shumë. Sidomos deklaratat e tij bombastike, e sjelljet shpeshherë të çuditshme.

Për aq sa kishte qëndruar në shtëpinë e monitoruar 24/7 nga kamerat, Shehu kishte vendosur që dushin ta bënte i zhveshur.

Në një intervistë të dhënë pas eleminimit nga BB, kishte thënë:

“Mua më ka bërë përshtypje fakti që atje laheshin të gjithë me brekë, njeriu duhet të lahet siç e ka falur Zoti (qesh). Ajo pjesë e xhamit ishte e akullt dhe nuk dukej gjë, por vajzat kur kalonin zgjateshin të më shikonin zhveshur, mbase ngaqë kanë qëndruar për disa muaj atje brenda, dhe kishin epsh (qesh)”, kishte thënë ai