Lajme

Sheholli: Bandat kriminale po i furnizojnë me armë të rinjtë serbë në veri

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë në Info10 se grupet kriminale në very të Mitrovicës janë duke i furnizuar të rinjtë serbë me armë.

Ai tha se këto banda këtë mobilizim po e kryjnë gjatë orëve të mbrëmjes.

“Sepse duke i njohur bandat kriminale në veri, e të cilat po gravitojnë e të cilat edhe natën po ju dërgojnë serbëve të rinjë, armë nëpër shtëpia. Po ju thojnë që duhet të mobilizohen. J’au shkruajnë emrin, mbiemrin që i marrin armët. Neve po na infromojnë akvistët tanë”, tha Sheholli.

Ai madje nuk ka përjashtuar as përshkallëzimin e situatës edhe më tej në veri.

“Ne nuk mund të presim të mirë asgjë. Përvec që këta huligana e kriminela në forma të ndryshme mund t’ia vendosin flakët institucioneve lokale, gjykatave, prokurorive si dhe instutcionet që ata nuk i shohin si të tyre, pasi nuk kanë përfaqeësim”, tha Sheholli në Info10.