Lajme

Shefqet Krasniqi i emocionuar me dedikim për besimtarët: Shkoi edhe ky Ramazan

Imami i njohur nga Prishtina, Dr. Shefqet Krasniqi, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shpërndarë një dedikim tejet emocionues për besimtarët, shkruan Korrespodenti.

“Sonte me perëndimin e diellit veç përfundoi edhe ky muaj i bekuar, muaji Ramazan. Për një muaj të plotë myslimanët në katër anët e botës, në mesin e tyre edhe ne në këtë vend, ishim të angazhuar, të preokupuar më shumë se sa muajve të tjerë, që ta adhurojmë, ta madhërojmë, ta lavdërojmë, Zotin tonë, të afrohemi sa më shumë te krijuesi ynë”, thotë i emocionuar imami Krasniqi.

Për ta dëgjuar mesazhin e plotë të hoxhës Shefqet Krasniqi për përfundimin e muajit të shenjtë të ramazanit, shikoni videon më poshtë