“SHBA ua refuzon vizat, veriun po e dorëzon ngadalë/ Luj bixhoz me Kosovën Albin Kurti, luj…”
Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka reaguar ndaj Qeverisë, derisa ka thënë se ministrave të saj SHBA po ua anulon vizitat
Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se qeveria e ka kthyer EULEX-in në Kosovë e veriun e Kosovës po e dorëzon ngadalë te strukturat paralel.
Postimi i tij i plotë:
– Ministrave të tij, Amerika po ua anulon vizat.
– EULEX-in e ka kthyer këmbëkryq në Kosovë.– Veriun e Kosovës dalëngadalë po e dorëzon te strukturat paralele.
– Luj bixhoz me Kosovën Albin Kurti, luj…