Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, pretendon se gazetari Milaim Zeka, i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naimit një shumë prej 100 mijë eurosh, për mos publikimin e një skandali.
“Një mbrëmje më tregon Naimi, më thotë Milaim Zeka më ka kontaktu edhe tha “thuaj Behgjet Pacollit që e kam një skandal për ty. Nëse m’i jep 100 mijë euro, nuk e publikoj, nëse s’mi jep, do ta publikoj.
Edhe Naimi i ka thënë ‘shpordhu nga këtu se, çka të kesh publikoj se 100 mijë euro s’ki me i marrë kurrë’… Ka ndodh në 2019-tën”, tha Murseli.
Ai, në këtë emision thotë se deklarata e Milaim Zekës i ka lënduar për shkak se, siç thotë ai, e ka përdorur emrin e viktimës.
“Kjo është realitet, por më e rëndë ka qenë kur e përdor emrin e viktimës ‘kam pasur biseda private, i kom thanë Naimit i vjen era’ që na ka lëndu për shkak se ka mujt me ndiku në ftohje të marrëdhënies mes burrit dhe gruas”, tha Murseli