Lajme

Serbët lokalë vendosin barrikadë në drejtim të Shtërpcës (FOTO)

Serbët lokalë kanë vendosur një barrikadë në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës. Kjo erdhi si revoltë ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë, Millosh dhe Stefan Stojanoviq.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.

“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.


Policia ka arrestuar 33-vjeçarin A.K pjesëtar i FSK si i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë.

Për këtë rast kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri thirrje që i dyshuari të vihet para drejtësisë ndërsa u shpreh i brengosur për rastin.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se konfirmoi se i dyshuari është pjesëtarë i FSK-së.