Secila veturë me “llom” se tjetra, pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë Kosovë
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka folur për personat e lënduar në aksidentin e trafikut mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në Fushë Kosovë.
Syla për Arbresh.info ka treguar se personat që janë trajtuar në QKUK janë liruar pas trajtimit.
“Në Klinikën e Emergjencës 8 persona kanë ardh, 7 persona janë liruar për në shtëpi pas ekzaminimeve të kryera dhe një person është ende duke i kryer disa ekzaminime shtesë, perderisa janë liruar në shtëpi nuk janë në gjendje të rëndë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Syla