Lajme

Sasia e reshjeve të borës që pritet të bie deri të martën!

Reshjet e borës do të fillojnë në viset malore gjatë së dieles vende-vende, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës ato pritet të fillojnë në veri dhe verilindje të Kosoves në zona të ulëta gjithnjë sipas parashikimeve më të fundit.

Gjatë ditës së hënë do të shtrihet në shumë vise të Kosoves, por nuk priten në tërë territorin dhe po ashtu nuk priten reshje të mëdha bore. Ata që dëshirojnë shtresa bore duhet të kërkojnë në viset kodrinore-malore dhe në veri e verilindje të Kosovës, ngase në viset tjera shtresat e bores do të jenë simbolike.

Kjo ndodhë ngase energjia kryesore ose reshjet kryesore që i sjellë ky ciklon do të bien në formë shiu për shkak të temperaturave të larta, por ende mund të ndodhë ndonjë ndryshim i vogël dhe shpresojmë në rritjen sadopak të sasisë së reshjeve të borës që priten në Kosovë.

Sidoqoftë, pamje të bukura do të kemi, ndërsa për shtresa të mëdha bore do të duhet të presim ende./MeteoBallkan