Lajme

Sapo ndodhi/ Lëndohet rëndë një zjarrfikës në Skenderaj gjatë shuarjes së zjarrit në një shtepi – pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarrfikës është lënduar para pak çastës gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në një shtepi banimi në lagjen tre të komunës se Skenderajt, e cila është përfshirë nga zjarri, raporton portali rajoni.org.

Burimet e sigurta të portalit rajoni.org nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zjarrëfikesi gjatë intervenimit është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë në fjale.

Të njejtat burime kanë treguar se ai është derguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Ekipet e Policisë dhe të zjarrfiksëve janë ende në vendin e ngjarjes.

Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: