ShowBiz

Santiana: Qenin tim që e kam blerë 850 euro dhe ka edhe pasaportë, e kam çuar në spital për të marrë infuzion (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana ka ndarë detaje interesante nga jeta jashtë shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Kësisoj, në një bisedë që ajo kishte me banorët në dhomën e gjumit, ajo ka folur mbi lidhjen e veçantë me qenin e saj, të cilin ajo thotë ta ketë blerë 850 euro.

“E kam blerë 850 euro, është me pasaportë. Ia kam bërë vaksinat e të gjitha, e ka pasur virusin e kam quar në spital të qenve e kam lënë aty, me infuzione e gjëra. Vdes për të”, ka thënë pos tjerash Santiana.

“Idenë se keni se sa shumë më dojnë qentë mua, çdo qen që unë e kam parë vjen dhe më lëpin, edhe qeni më i egër të jetë”, ka shtuar ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.