Lajme

“Rujuni, rujuni…”, pamjet kur vetura humbi kontrollin në autostradë, u dëgjua goditja dhe një britmë

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” ku si pasojë e garës mes dy veturave humbën jetën tre këmbësorë të cilit ishin anash rrugës duke përcjellur këtë garë, shkruan Reporteri.net.

Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se shoferi i njërës nga veturat kishte humbur kontrollin ku dhe si pasojë shkaktoi aksidentin tragjik.

Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e përcilllnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që rezultoi fatal për tre të rinj.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë se njëri nga viktimat është familjar me ngasësin e veturës Arlind S.

Krahas tri viktimave edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje