Lajme

Rrotullohet një automjet i FSK-së në Gjakovë

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është aksidentuar në Gjakovë.

Në aksident lëndime ka marrë shoferi, kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore”, u shpreh ai.