Lajme

Rritja e çmimeve s`ka të ndalur, 1 kilogram pasul në pazar mbërrin në 8 euro

Analisti Imer Mushkolaj është shokuar nga rritja e çmimeve.

Ai ka bërë me dije se citimi i njw kilogrami fasule ka arritur në 8 euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se këtë çmim e ka parë në pazar.

“Veç thashë t’ju kallxoj që 1 kg pasul n’pazar kish mrri 8 euro. A ju qysh t’doni”, ka shkruar Mushkolaj.

Sot, Berat Rukiqi, zyrtar i LDK-së, ka treguar edhe për rritjen e çmimit të hamburgerit nga “Aba Burger”, një nga vendet më të frekuentuara në Prishtinë.

Tashmë nga një euro e gjysmë, hamburgeri do të kushtojë dy euro.

Rukiqi ka komentuar këtë shtrenjtim përmes analogjisë me indeksin global të matjes së kostos së jetës, “Big Mac Index”.

Sipas Rukiqit, në Kosovë gjithçka po shtrenjtohet.

“Me shumë analogji, rritja e çmimit të hamburgerit të ABAs, 2 herë brenda dy viteve, është treguesi më i mirë, pa pas nevojë për grafikonet abstrakte, për të kuptuar, se si po na shtrenjtohet gjithëçka, në 3 vitet e fundit” – ka shkruar Rukiqi, ndër të tjera.