Rritet çmimi i burekut, ja sa kushton tani
Pejanët në fillim të javës janë ballafaquar me një surprizë të pakëndshme në shumicën e furrave lokale. Mëngjesi i preferuar – bureku, sipas lexuesve është rritur nga 1.20 në 1.50 cent.
Jozyrtarisht, furrtarët justifikojnë çmimin e ri të burekut me rritjen e çmimit të artikujve të tjerë, por edhe të energjisë elektrike.
Dy vjet më parë në këtë kohë, çmimi i burekut ishte vetëm 1 euro.