Rreziku për eskalim të situatës në Kosovë, vjen qëndrimi nga Rusia
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për situatën e krijuar në Veri.
Ajo po ashtu ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, për gjendjen në pjesën veriore.
“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie tërësisht tek liderët e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti dhe patronat e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider“, ka deklaruar ajo, ka transmetuar Tanjug.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kërkuar nga serbët lokalë që t’i heqin barrikadat në pjesën veriore.