KryesoreLajme

“Rrëshqiti në tualet”, vdes aksidentalisht vogëlushi nga Malisheva

12 Vjeçari, Bleart Krasniqi nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka ndërruar jetë aksidentalisht mëngjesin e sotëm, shkruan portali rajoni.org.

Bëhet fjalë për rrëshqitje aksidentale në tualet.

Ai pritet të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit.

Ljamin e kanë dhënë edhe familjaret përmes rrjetit social “facebook”.

“Njoftim!
Njoftohen Familjar,miq,shokë,dashamirë
Djali Im Bleart Bekim Krasniqi ka nderruar jete!
Varrimi i te ndjerit behet sot me date 18.09.2024 ne oren 16:00
Ne varrezat e fshatit Tërpezë e Poshtme.
Me pikellim te thelle familja Krasniqi!”, thuhet në njoftimin e familjes.